Nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Gostivarit
Ju informojmë se nesër nga ora 8 e mëngjesit deri në përfundimin e punimeve për testimin e funksionit të rezervuarit të ri në fshatin Zdunjë dhe gypave të ri në rrjetin e ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Gostivarit.
Punimet janë pjesë e projektit SECO ku është kryer ndërrimi i gypave të vjetër të azbestit me gypa të ri dhe janë ndërtuar rezervuarë për furnizim të pandërprerë me ujë dhe shtypje optimale gjatë tërë vitit, njoftuan nga NPK Komunalec – Gostivar.