Nën drejtimin e Fetahut u denacionalizuan shumë prona të Muftinisë së Gostivarit

Ishte viti 2001 kur në krye të Muftinisë së Gostivarit erdhi kreu aktual i BFI-së, Shaqir Fetahu. Gjatë qeverisjes së tij, një angazhim i madh u dha në denacionalizimin e vakëfit pronë e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar. Ky proces u nxit në vitin 2006 deri në vitin 2020 u arritë të kthehen në pronësi Pazari i vogël (Tregu i gjelbër), Parkingu i Muftinisë (përballë Pallatit të Kulturës, dy ndërtesa në qytet, si dhe sipërfaqe pyjore në Simnicë dhe Gjenovicë, njofton Gostivari Sot
Për kaq kohë, sukses që i përshkruhet Fetahut është legalizimi dhe marrja e tapisë për gjithsej 73 objekte fetarfe, siç janë Xhami, Mektebe si dhe objekte ndihmëse.
Qeverisja e Fetahut mund të llogaritet si periudhë e lavdishme për ndërtimin dhe rindërtimin e Xhamiave në territorin që mbulon Muftinia e Gostivarit. Brenda kohës u bë ndërtimimi dhe rindërtimi i më se 27 xhamive dhe mektebeve.
Krahas ndërtimit të objekteve fetare, u arrit që të realizohet restaurimi i Medresesë së Vjetër si dhe Xhamive të vjetra në Raven dhe Simnicë.
Përsa kohë u bë punësimi i mbi 78 kuadrove të reja nëpër Xhami dhe në administatën e Muftinisë. Po ashtu, standardizimi i kontributeve dhe të ardhurave finansiare të të gjithë nëpunësve fetarë në Gostivar nga minimalja në atë të lartë në bazë të kualifikimeve dhe sistematizimeve të vendeve të punës. Gostivari Sot
