Në RMV për herë të parë organizohet Samiti i shkollave të mesme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Tetor, 2022 09:28

Në RMV për herë të parë organizohet Samiti i  shkollave të mesme

 Sot do të mbahet Samiti i parë kombëtar i shkollës së mesme, organizuar nga trupi përfaqësues i shkollave të mesme Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve (ODAGj). Synimi i samitit 2022 është fjala e lirë e nxënësve të shkollave të mesme për problemet e tyre kolektive në nivel kombëtar dhe miratimi i zgjidhjeve të propozuara për ta.

“Vendimet që do të marrin gjimnazistët në këtë Samit do të jenë pjesë përbërëse e Deklaratës që do të zbatohet për të gjitha institucionet përkatëse dhe do të jetë një hap i madh përpara në përmirësimin e sistemit arsimor. Në këtë mënyrë të gjithë nxënësit në vend do të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në përmirësimin e sistemit arsimor, jo vetëm në nivel vendor, por edhe në nivel kombëtar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që nxënësit e shkollave të mesme të jenë politikëbërës në botën e shkollave të mesme”, thuhet në deklaratën e ODAGj.

Samiti Kombëtar i shkollave të mesme bart moton “Jini në hap me gjeneratën”. ODAGj është një organizatë e shkollave të mesme e përkushtuar ndaj misionit të saj për të krijuar një komunitet të nxënësve të përkushtuar, qytetarëve të përgjegjshëm dhe liderëve të ardhshëm. Motoja e ODAGj është “Nga nxënësit, për nxënësit“, sepse organizata shpreh punën e saj në promovimin e aftësisë kolektive të nxënësve për të inkurajuar përmirësimin e sistemit arsimor.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Tetor, 2022 09:28

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...