Në rajonin e Gostivarit 67 qytetarë janë në vet-izolim

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (17/18-qershor), sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, janë evidentuar 112 persona të rij (TE-104 dhe GV-8) në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë sanitar shëndetsorë, ndërsa janë kontrolluar 900 persona (TE-645 dhe GV-246) që janë në izolim.
Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 21 persona të rij kanë nënshkruar deklaratë (TE-13 dhe GV-8), gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 125 personave tjerë (TE-58 dhe GV-67) që janë në vet-izolim.
Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 98 personave (TE-73 dhe GV-25) janë
përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së
epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të
maskave mbrojtëse.
Në bashkveprim me Inspektoratin shtetrorë të tregut është kryer kontroll në 1 objekt në Tetovë dhe
nuk janë konstatuar shkelje të protokollit për punë.