Në “listën e zezë” amerikane në muajt e ardhshëm mund të shohim edhe dy emra tjerë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Mars, 2023 21:36

Në “listën e zezë” amerikane në muajt e ardhshëm mund të shohim edhe dy emra tjerë

Ambasadorja amerikane Angela Ageler është decide se nevojitet përforcim i sistemit të jurisprudencës në vend dhe kjo duhet të jetë prioritet i vendit.

Sipas saj, korrupsioni në vend është i pranishëm një kohë më të gjatë dhe ky nuk është problem që mund të zgjidhet për një kohë të shkurtër, paralajmëroi ambasadorja amerikane.

“Këtu jam nga nëntori, ndërsa korrupsioni në vend është i pranishëm një kohë më të gjatë dhe ky nuk është problem që nuk mundet të zgjidhet për disa muaj. Ekzistojnë sisteme që kërkojnë kontroll, vizita e sotme është e mirë se si zhvillohen hetimet. Duhet kohë, nuk është diçka që një sistem kompjuterik mund ta zgjidhë, por është prioritet. Qëllimi ynë si ambasadorë në vend është të sigurohem se do të bëj gjithçka që mundem së bashku me ekipin tim të përforcohet besimi i qytetarëve të RMV-së në sistemin e jurisprudencës.”, – deklaroi ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler.

Ageler: Një apo dy persona nga RMV në listën e zezë

Sa i përket listës së zezë për sanksionet për të korruptuarit në vend, Ageller theksoi se nevojitet kohë për t’i hetuar krimet e mundshme. Paralajmëroi se në këtë listë, muajt e ardhshëm do të gjenden 1 apo 2 emra nga RMV-ja.

“Ata janë krijuar dhe zhvilluar në Washington. Ky është proces i vazhdueshëm, pasi që korrupsioni në format e saja ndodh çdo ditë. Ka njerëz që janë të zotë për shqyrtim dhe se sistemi në Washington është juridikisht i kujdesshëm kërkon kohë dhe hetim për krimet e mundshme, kjo me qëllim që të mos fusim në listë askënd që nuk bën pjesë aty. Besoj që muajt e ardhshëm do të shohim një apo dy emra dhe ky do të jetë proces që do të vazhdojë.”, – theksoi ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler.

Ageler këto komente i bëri gjatë vizitës në gjendjen e hetimit në prokurorinë themelore në Shkup, ku dha si donacion pajisje kompjuterike. Shefi i prokurorisë themelore në Shkup, Gavrill Bubevski siguroi ambasadoren se pajisjet do të ndihmojnë në mbledhjen e dëshmive.

“Bëhet fjalë për donacion serioz që do të na ndihmojë në punën tonë të përditshme, si nga aspekti teknik, ashtu dhe nga aspekti thelbësorë. Më këtë shumë, më shpejtë do të mund të punojmë në dëshmi të caktuara dhe mbledhjen e dëshmive. Shpresojmë edhe në bashkëpunim të mëtutjeshëm.”, – u shpreh shefi i prokurorisë themelore në Shkup, Gavrill Bubev.

Ageler theksoi se e rëndësishme është që qytetarët të kthejnë besimin në gjyqësor.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Mars, 2023 21:36