Në Kamnjan të Tetovës kapen dy banorë të Gostivarit me kokainë dhe marihuanë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2022 11:32

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë minuta pas mesnate në Kamnjan të Tetovës kanë privuar nga liria E.A. (23) nga Banjica e Epërme e Gostivarit dhe B.J. (33) nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, në të cilin ishin transportuar, u gjet kokainë, marihuanë dhe një grirëse metalike.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2022 11:32