Në Gostivar 4 pacientë u infektuan ndërsa 2 u shëruan nga CoVid-19

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 5 Gusht, 2020 15:29

Për herë të parë pas shumë kohësh regjistrohet numër i ulët i rasteve ditore me Covid-19 në raport me testet e realizuara.

Në 24 orët e fundit, prej 1507 testeve janë diagnostikuar vetëm 88 raste të reja me CoVid-19.

Për dallim nga java që lamë pas ku rreth 10% e të testuarve rezultonin pozitiv, sot kjo përqindje është vetëm 5,8.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË RASTET E REJA

Shkup 23

Strugë 11

Shtip 10

Nga 8 në Ohër dhe Kumanovë

Nga 4 në Gostivar dhe Makedonski Brod

Nga 3 në Manastir dhe Prilep

Nga 2 në Tetovë, Dibër, Veles, Kërçovë, Vinicë dhe Sveti Nikollë

Dhe nga 1 pacient në Strumicë dhe Kavadar

Trendi i uljes së rasteve gjatë kësaj jave ka zbritur edhe mesataren e përgjithshme të  të infektuarve në 10,4% ose thënë ndryshe nga 108,384 testet e bëra deri më tani pozitiv rezultuan 11,289 persona. Përderisa 3557 është numri i rasteve aktive në vend,  në 24 orët e fundit janë shëruar 113 pacientë, duke quar në gjithsej 7221 numrin e personave që fituan betejën me Covid-19.

 MINISTRIA E SHËNDETËSISË TË SHËRUAR

Shkup 57

Nga 11 në Tetovë dhe Shtip

Sveti Nikollë 10

Prilep 8

Resnjë 5

Koçan 4

Nga 2 në Gostivar dhe Kërçovë

Nga 1 në Dibër, Veles dhe Demir Hisar

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga CoVid-19. Dy pacientë nga Shkupi dhe nga një pacientë nga Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Shtipi. Që nga fillimi i pandemisë 511 persona humbën jetën nga virusi korona.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 5 Gusht, 2020 15:29