Në flakë kontejneri plastik në Tetovë
Dje (01-nëntor) në ora 17:30 në SPB Tetovë është raportuar zjarr i cili ka filluar në një kontejner plastik i
vendosur në një qendër tregtare në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë.
Nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëmtime në instalime dhe fasadë të një pallati banimi aty pranë, të cilat janë fotodokumentuar.
Rasti është duke u zbardhur.