Në dhjetor mbahet kuvendi i Forumit Rinor të BDI në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Nëntor, 2023 20:25

Në dhjetor mbahet kuvendi i Forumit Rinor të BDI në Gostivar

“Nën moton “Fuqizojmë Rininë, Sigurojmë Ardhmërinë”, Forumi Rinor i BDI Gostivar po rritet dhe organizohet edhe më shumë me qëllimin e vetëm për të dëshmuar se të rinjte në politikbërje janë shumë produktiv”, kumtuan nga FRBDI Gostivar.

“Sonte takuam këshillat vendor Llakavicë, Bellovisht, Lagja Korabi dhe Malësinë legjendare të Gostivarit ku nën frymën tejet entuziaste rinore konsoliduam rradhët tona në këto këshilla vendor dhe bashkarisht filluam pregaditjet për Kuvendin Madhështor të FRBDI Gostivar që do mbahet në muajin Dhjetor”, tha Veton Sadiku nga Forumi Rinor.

Këto takime i mbajmë, shprehet ai, për t’u riorganizuar dhe strukturuar në mënyrë që edhe funksionimi të jetë sa më i mirë dhe dobi-prurës.

“Andaj neve jemi duke u munduar te kemi qasje deri tek çdo i ri nga çdo lagje ose fshat i qytetit tonë dhe duke ju informuar se ju jeni pjesë e nevojshme në këtë rrugëtim të përbashkët andaj, bashkohuni me ne për të krijuar një ardhmëri edhe më të ndritshme së bashku”, përfundon Sadiku. Gostivari Sot

Lexo edhe: Vijon procesi i strukturimit të Forumit Rinor të degës së BDI në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Nëntor, 2023 20:25