Ndodh veç tek ne. Drejtor në Maqedoni, me punë në Kroaci

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Nëntor, 2022 22:21

Ndodh veç tek ne. Drejtor në Maqedoni, me punë në Kroaci

T&S

 Drejtori i një ndërmarrjeje publike në Prilep është paditur penalisht nga Policia e Prilepit për keqpërdorim gjatë shërbimit. Ai njëkohësisht ka qënë edhe drejtor i ndërmarrjes publike edhe i punësuar në Kroaci.

“Njësia për Punë  të Brendshme në Prilep pranë SPB-Manastir, në Prokurorinë Themelore Publike Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër MA (46) nga Prilepi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, e dënueshme sipas nenit 353c të Kodit Penal. I denoncuari, në cilësinë e menaxherit të personit juridik nga Prilepi ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontratës Kolektive të personit juridik, me atë se deri më 1 shtator 2022 kishte kontratë për punë në Republikën e Kroacisë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e punës në një ndërmarrje publike nga lëmia e veprimtarisë komunale në Prilep, me të cilën ka fituar të ardhura të kundërligjshme”, thuhet në raportin e MPB.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Nëntor, 2022 22:21

08
Mar
Kërcënimet dhe sulmet hibride, si dhe sfidat e sigurisë, ishin...