Ndodh përleshje fizike në Gostivar
Mbrëmë (14-qershor) rreth orës 23.00 në rrugëkryqin e rrugëve ,,Goce Dellçev” dhe ,,Tode Bogdanovski” në Gostivar, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike, në të cilën kanë marrë pjesë 39-vjeçari N.A. nga Llakavica e Gostivarit, në njërën anë dhe disa persona në anën tjetër. Në këtë prishje të rendit, personi N.A. na pësuar lëndime serioze dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad” në Gostivar për ti ofruar ndihmë mjekësore, njoftuan nga Policia
Diçka më vonë, për shkak të dyshimeve se kanë qenë të involvuar në këtë rast, janë privuar nga liria
dhe janë mabjtur në Stacionin policorë personat A.A.(48) dhe Q.A.(25) nga fshati Tërnovë e
Gostivarit.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.