“Ndikimi social i filmave aksion tek fëmijët-Rasti Kosova, libri i ri i sociologës Hana Bici
Ju prezentojm me botimin më të ri të sociologës Hana Bici, librin shkencor me titullë “Ndikimi social i filmave aksion tek fëmijët- Rasti Kosova”, njofton Agjencia e lajmeve Flaka.
Ky studim përmbanë 4 metoda sociologjike: metodën vrojtuese e kryer mbi disa subjekte fëmijë, analiza e përmbajtjes së 11 filmave aksion, metodën kualitative dhe metodën kuantitative. Target grup janë fëmijët e moshave 10-16 vjet, me pjesëmarrës 50% femra dhe 50% meshkuj. Sociologia Hana Bici pohon se përmes këtij studimi është munduar të shtjelloj ndikimet sociale, si ato negative dhe pozitive të filmave aksion mbi fëmijët (rasti Kosova).

Ndërsa, përmes analizës së përmbajtjes së 11 filmave aksion, ajo ka analizuar përmbajtjen e tyre, si: stereotipet e ndryshme, dhunën, diskriminimin, skenat e ndjeshme si dhuna, promovimi i armëve, alkoolit, narkotikëve etj, shtresëzimin social, objektivizimin e personazheve etj, si dhe mesazhet që përçon kjo përmbajtje tek fëmijët. Kjo tematikë nuk është e hulumtuar në Kosovë aq sa duhet. Libri mund të gjendet në libraritë e ndryshme në Prishtinë dhe mund të shërbej si material informues për prindërit dhe studentët e shkencave shoqërore.

Si përfundim Sociologia Hana pohon per portali ton…se “prinderit duhet te jene me te kujdeseshem se ne cfare qasen femijet e tyre ne internet.” Perndryshe socilogia Hana Bici kohen e lire mirret edhe me pikturim, ajo pohon se përmes pikturës mundohet të shpreh ndjenja dhe mesazhe të ndryshme sa i përket fenomenve të ndryshme shoqërore. Fatbardha Kashtanjeve, Flaka
