Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • Ndërroi jotë Hfz. Shaip ef Mustafi nga Toplica

Ndërroi jotë Hfz. Shaip ef Mustafi nga Toplica

“Ne jemi të All-llahut dhe padyshim kthimi jonë është tek Ai”Sot ndërroi jetë Hfz. Shaip ef Mustafi nga fshati Toplicë.

Varrimi i merhumit do të jetë nesër (e hënë-22.02.2020) me namazin e drekës në vendlindjen e tij në Toplicë, Komuna e Vrapçishtit.

Në vazhdim ua sjellim biografinë e plotë të hoxhës së ndjerë:Hafiz Shaip Mustafi u lind në vitin 1928 në fshatin Toplicë të Gostivarit. Pasi që qysh në fëmijëri posedonte një intelekt të rrallë,fillimisht mësoi leximin e Kur`anit Famëlartë, e më vonë i rreket hifzit te hafiz Bexheti nga po i njëjti fshat dhe në moshën11 vjeçare bëhet hafiz i Kur`anit Famëlartë.

Duke dashur që për veç hifzit të fitojë edhe njohuri të tjera islame, ai në vitin 1940 shkoi në Medresenë e Ataullah Hoxhës në Shkup deri më 1944. Aty merë mësime fetare nga lëndë të ndryshme, si gjuhë arabe, Tefsir, Akaid etj. Më vonë vazhdoi Medresenë te Qemal Aruçi i Vrapçishtit deri më 1948.Pas kësaj kohe ai vazhdoni me aktivitetin e tij nëpër vende të ndryshme si imam, ligjërues, mësues (mual-lim) fëmijësh etj.

Në vitin 1971/72 ka punuar si mësues (mual`lim) i fëmijëve në Xhaminë e Sahatit në Gostivar.Prej vitit 1974 është punësuar në detyrën e imamit në fshatin Toplicë, ku i kryente të gjitha aktivitetet edhe atë ligjërues, imam, hatib si dhe ua mësonte fëmijëve parimet fetare dhe leximin e Kur`anit.

Në këtë detyrë shërbeu 20 vjet pa ndërprerë deri në vitin 1994. Gjatë kësaj periudhe ka nxjerrë dy hafizë, si hafiz Tahir Halimin nga i njëjti fshat dhe hafiz Mahmud Bolecin nga Gostivari.Hafiz Sahip ef. Mustafi, në vazhdimësi, vizitonte xhami të ndryshme brenda dhe jashtë Gostivarit, dhe para namazit këndonte mukabele përmendësh me zërin e tij të bukur që ia kishte falur i Madhi Zot. All-llahu xh.sh e shpërbleftë me Xhennet inshallah alimin e madh të këtij nënqielli, i cili la gjurmë të pashlyera në mesin tonë.

Në të njëjtën kohë, Muftinia e BFI-Gostivar, në emër të Muftiut të saj, H. Sabahudin ef. Zendeli, në emër të operativës së Muftinisë, në emër të nëpunësve fetarë, këshillave të Xhamive dhe mbarë besimtarëve islam shpreh ngushëllimet e sinqerta ndaj familjes, imamëve, Këshillit të Xhamisë dhe mbarë qytetarëve të fshatit Toplicë dhe më gjerë.

Continue Reading

Previous: Aksident i rëndë në autostraden Tetovë – Gostivar
Next: Gostivar, një e punësuar në kazino mashtrohet me 500 euro të falsifikuara

Të ngjashme

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.