Ndërroi jetë profesor Meli Zenku

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në moshën 76 vjeçare ikona e artit figurativ, Meli Zenku. Lajmi i hidhur u kumtua nga familja Zenku.
“Me dhimbje të thellë ju informoj se sot ndërroi jetë prof. Meli Zenku, mësues dhe veteran i arsimit. Varrimi do të bëhet nesër, 30.11.2020 (e Hënë) në varrezat e vjetra të qytetit në Gostivar me namazit të drekës”, njoftuan nga familja Zenku.
Zenku gjatë gjithë jetës së tij qëndroi besnik si pedagog i artit figurativ ku me kreativitetin e tij artistik u shqua dhe dha një kontribut të çmuar për thesarin e kulturës kombëtare shqiptare, duke filluar nga zanafilla e SH.K.A. “Besa”, anëtar i SH.A.F.M. më 1978, formimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve Figurativ me seli në Tiranë, formimi i SH.A.F.M. “Draodakum”, nismëtar i “Qyteti i Borës” në Mavrovë, si dhe kontribute tjera kulturore, njofton Gostivari Sot
Zenku do të mbahet mend si autor i dhjetëra enteriereve, dekoreve dhe përmendorev. Realizoi dhjetëra prezantime personale si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe jashtë. Është pronar i shumë dhuratave, dekoratave dhe shpërblimeve.
Zenku lindi më 1 Maj 1944 në fshatin Simnicë të Gostivarit. Pas kryerjes së shkollimit fillor, kryen shkollën e mesme të artit figurativ në Shkup më 1965. Vepron si arsimtar në lëmin e artit figurativ, ku njëkohësisht kryen akademinë pedagogjike në Shkup më 1973. Më 1978 kryen Akademinë e Artit në drejtimin e pikturës në klasën e prof.ord. Tahir Emra, profesor i cili udhëhoqi studimet pasuniversitare. Gostivari Sot
