Ndërrimi i shpesht i drejtorëve, praktikë e Taravarit!
Përmes një ceremonie miqësore, u bë sot pranim-dorëzimi i detyrës drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i qytetit dhe Gjelbërimi”, ku drejtor i ri u emërua Xhelal Lushi, jurist dhe profesionist me aftësi të theksuara menaxheriale.
“Jam i bindur se z.Lushi do të jetë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve të Gostivarit.Drejtorin e deritanishëm, Senad Asani, e falënderova për punën e tij të mrekullueshme për qytetarët e Gostivarit dhe i uroj sukses në detyrën e ardhshme”, ka thënë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Nga fillimi i mandatit të parë në vitin 2017, në këtë ndërmarrje janë ndërruar tre drejtorë, ndërsa Lushi është drejtori i katërt që merr detyrën. Ndërrime ka patur edhe në NP Komunalec, NPEOS Rinia, IN Çerdhet e qytetit, shkollat dhe internatin e nxënësve të shkollave të mesme. Ndërrimi i shpesht i drejtorëve, tashmë është bërë praktikë në punën e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Gostivari Sot