Ndërkombëtarët me porosi të qartë ndaj kreut të VMRO-DPMNE: Përkrahni ndryshimet kushtetuese

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Maj, 2023 08:56

Ndërkombëtarët me porosi të qartë ndaj kreut të VMRO-DPMNE: Përkrahni ndryshimet kushtetuese

Janë shtuar zërat diplomatike ndaj opozitës maqedonase që të përkrahen ndryshimet kushtetuese. Dita ditës, zyrtar të shteteve të BE-së dhe SHBA-ve janë duke përdorur fjalorin direkt diplomatik ndaj kreut të opozitës maqedone, Hrisijan Mickovski, përcjell Agjencia e lajmeve Flaka

Së fundmi, për mbështetjen e SHBA-së për integrimin e rajonit në BE ka folur edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aleatë të fortë të NATO-s dhe partnerë të dobishëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Për të vazhduar aspiratat e saj drejt BE-së, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të sjellë ndryshime kushtetuese për njohjen e pakicës bullgare. Ne e mbështesim fuqishëm këtë hap të vështirë, por të domosdoshëm, tha Escobar, duke aluduar në nevojën që ndryshimet kushtetuese të përkrahen nga opozita.

Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që mund të duken të vogla, por janë politikisht mjaft të vështira, tha Derek Scholle, këshilltari i Departamentit të Shtetit në një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit sot.

Schole iu përgjigj kësaj pyetjes së senatorit demokrat nga Konektikati, Chris Murphy: “Më tregoni pak se cilat janë përfitimet e prekshme që do të merrte Maqedonia e Veriut duke u anëtarësuar në BE?” Pse është vërtet e rëndësishme që ata të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me Bullgarinë në mënyrë që të mund të hyjnë në Bashkimin Europian?

– Ata duhet të marrin disa vendime të vështira për ndryshimet kushtetuese që u kërkohet të bëjnë. Ata janë të gatshëm t’i bëjnë ato ndryshime, por politika është e vështirë. Dhe ajo që ata duhet të dëgjojnë nga të gjithë ne është mbështetja jonë për të bërë këto ndryshime që do të dukeshin të vogla, por janë politikisht mjaft të vështira, dhe që do të ndihmojnë për të zhbllokuar fazën tjetër të procesit të anëtarësimit të tyre në BE, u përgjigj Chollet.

Edhe i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, nga Shkupi ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është në rrugë të vërtetë për të realizuar qëllimin e saj strategjik, por në periudhën e ardhshme, sic percjell KlanM, duhet të fokusohet në obligimet që dalin nga korniza negociuese, në sundimin e së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, për të mbajtur dinamikën e progresit drejt BE-së.

“RMV-ja ka mbështetjen e fuqishme dhe parimore nga partnerët evropian, por shumë e rëndësishme është të ketë konsensus dhe proaktivitet nga të gjitha partitë politike për procesin eurointegrues” – tha Manuel Saracin, i dërguar Gjerman për Ballkanin.

I dërguari gjerman për Ballkanin, ka takuar partitë politike të vendit për të diskutuar rreth zhvillimeve në procesin e integrimit të vendit në BE, njofton KlanM.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, pas takimit, ka theksuar se deputetët e opozitës nuk kanë ndryshuar qëndrimin.

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, i ka thënë Saracinit, se sipas një hulumtimi, 85% e Maqedonasve janë kundër, sic është thënë, kërkesës së imponuar për ndryshimin e Kushtetutës.

I dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, largohet nga vendi pa dhënë deklaratë për mediat, por sipas njoftimeve të shumicës qeveritare, ai u ka thënë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që deri në shtator, t`i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane Anxhela P. Ageler thekson se lëvizja e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian ka një afat kohor, të caktuar nga vetë Unioni, përkatësisht mbajtja e konferencës së radhës ndërqeveritare në nëntor, por me ndryshime kushtetuese të miratuara. Ajo në intervistën për MIA-n i referohet ndryshimeve kushtetuese, mundësisë për të siguruar një shumicë prej dy të tretash, por edhe kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme, e më pas të shqyrtohen ndryshimet në Kushtetutë.

Ageler thekson se njeriu ose mbështet ose mban qëndrim kundër asaj që nevojitet për ta çuar vendin drejt BE-së.

“E di gjithashtu se ka nga ata jashtë këtij vendi, por edhe brenda vendit, që do të donin të dëmtonin atë proces për të ecur përpara, ndërsa gjithashtu ka një afat kohor me Bashkimin Evropian, si dhe konferencën e radhës ndërqeveritare. e cila është e rëndësishme dhe vjen në nëntor, kështu që kjo është pjesë e bisedës. Unë nuk jam e bindur për këtë, por ka nga ata që thonë se nuk i mbështesin ndryshimet kushtetuese, nëse nuk bëhen zgjedhje të parakohshme dhe pastaj do t’i mbështesin. Unë mendoj se ose e mbështet të bëhet ajo që është e nevojshme për të ecur drejt BE-së ose je kundër saj. Dhe përsëri shpresoj që ata, në secilën palë, që kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, do të marrin vendimet për të ecur përpara dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ecur drejt BE-së. Tani nëse kjo do të thotë zgjedhje të parakohshme apo jo, nëse ato do të ndodhin pranverën e ardhshme, nuk mund ta parashikoj, por do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe më besoni, ne po shikojmë me shumë kujdes”, thotë Ageler.

Në anën tjetër, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku në një pronocim për Indeks.mk thotë se me deklaratat e fundit që vijnë nga VMRO-DPMNE e ka ndarë mendjen dhe deri në fund do të luajë rolin e subjektit destruktiv që rezulton të jetë i mirë-koordinuar me forcat e errëta politike me ndikim në Ballkan.

“Presidenti austriak, Aleksandar Van der Belen por edhe përfaqësues të tjerë të shteteve europiane dhe SHBA kanë kërkuar nga VMRO-DPMME që sa më parë të mbështetë ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme në procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Por siç shihet, VMRO-DPMNE ka ndarë mendjen dhe deri në fund do të luajë rolin e subjektit destruktiv që rezulton të jetë i mirë-koordinuar me forcat e errëta politike me ndikim në Ballkan. Nga ky pozicion partia e Mickovskit nuk do të lëvizë. E vetmja shpresë mbetet mbizotërimi i arsyes tek deputetë të caktuar të partisë opozitare që dëshirojnë të shohin Maqedoninë e Veriut në rrugën e prorogresit evropian”, deklaroi Zenku për Indeks.mk

Ai theksoi se ashtu si me marrëveshjen me Greqinë, VMRO-DPMNE do të tenton të tregohet si partia “mbrojtëse” e interesit nacional dhe identitetit maqedonas.

“Mickovski duket që ka pranuar detyra nga Moska dhe nuk e ka ndërmend të ndryshon qasje”, nënvizoi Zenku. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Maj, 2023 08:56