Ndalohet banori i Dufit, kushtëzonte shtetasen nga Shqipëria

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Janar, 2024 11:18

Ndalohet banori i Dufit, kushtëzonte  shtetasen nga Shqipëria

Тë enjten në orën 17.00, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – DPB-Gostivari kanë privuar nga liria personin B.H. (34) nga fshati Duf i Rekës së Poshtme.

“Ai është raportua nga një grua 47-vjeçare nga Republika e Shqipërisë, me banim në një fshat të Gostivarit, se ai e kishte sulmuar fizikisht atë dy vjet më parë, e kishte detyruar të kryej mardhënje me të dhe i kishte marrë para. Sipas raportit, B.H. dhe pas kësaj e kishte kërcënuar atë dhe djalin e saj të mitur nëse ajo nuk do pranonte të takoheshte me të”, njoftaun nga Policia.

Janë ndërmarë masat dhe aktivitetet për pastrimin e çështjes, ku do të pasoj edhe parashtresë përkatëse. GS Media

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Janar, 2024 11:18