Ndalohet 34 vjeçari nga Gostivari
Dje (16-shtator) rreth orës 21 e 15 minuta, në rrugën Iljo Antevski-Smok në Gostivar, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arestuar 34-vjeçarin A.A. nga Gostivari, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer ndaj tij, është gjetur një qese me pluhur të panjohur ngjyrë kafe.
I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentim të plotë të rastit, pas
së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate. Gostivari Sot