Natë dramatike në Gostivar: Dy njerëz kërkohen në ujërat e Vardarit

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 29 Gusht, 2020 04:17

Pjestarë të policisë, zjarrfikës dhe qytetarë të Gostivarit janë vënë kërkim të dy personave që sonte janë humbur në ujërat e Vardarit. Sipas informacioneve jozyrtare, pak para mesnate një vajzë është parë në ujërat e Vardarit. Një djalë është munduar ti ndihmojë por nuk ia ka dalë.

Pak më vonë disa dëshmitar okular rastin e kanë lajmëruar në Polici pas çka janë angazhuar edhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, Njësitit të Zjarrfikësve, dhe vetë ekipet e Policisë.

Ekipi i Televizionit Globi qëndroi në fshatin Forinë ku shumë qytetarë ishin mbledhur dhe qëndronin në pritje të epilogut përfundimtar.

Identiteti i njerëzve që kërkohen për momentin nuk dihet. Gjithashtu nuk dihet as edhee vërteta rreth ngjarjes që sonte shqetësoi banorët e Gostivarit. Globi

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 29 Gusht, 2020 04:17