Nata finale, u ndanë çmimet e edicionit të gjashtë të festivalit Othello në Gostivar

Driton Zenku
By Driton Zenku 18 Shtator, 2022 07:27 Updated

Me mbrëmjen finale ka përfunduar festivali i gjashtë ndërkombëtar i Teatrit “Othello”, në Gostivar, njofton Gostivari Sot

Juria në përbërje Shengyl Ismaili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Viktorija Stepanoska ndau çmimet e edicionit të sivjetshëm

Aktorja më e mirë u shpallë Klimentina Farcova, aktori më i mirë Martin Dimiev, regjisori më i mirë Nadja Panceva dhe performanca më e mirë “Razbivane” SPAM Studio, nga Bullgaria.

Në garë ishin gjashtë trupa teatrale, edhe atë  “Libraria e pafundesise” autor: SABAHATTiN KUDRET AKSAL dhe regjisor: MUSTAFA KURT Teatri shtetëror i Ankaras – Turqi, “Të gjithë janë të çmëndur” autor dhe regjisor: Naun Shundi Tiranë – Shqipëri, “Pelikani” autor: August Strinberg, Regjisore Teodora Siljanoska, teatar Fabrika Skopje – Maqedonia e Veriut, si dhe “Shkatrrimi” autor: Nil Labjut regjisore Nadja Pançeva, SPAM Studio – Bullgari, Teatri i qytetit “BekimFehmiu” nga Prizreni i Kosovës me shfaqen “Deni dhe deti i thellë i kaltërt” si dhe “Tri mendje ne Ankand”autor: Ferdinand Hysi dhe regjia: Afeida Boriçi Memeti.

Libraria e pafundesisë, Teatri shtetëror i Ankaras – Turqi
“Të gjithë janë të çmëndur” autor dhe regjisor: Naun Shundi Tiranë – Shqipëri
Pelikani, autor: August Strinberg, Regjisore Teodora Siljanoska, teatari Fabrika – Shkup
 “Shkatrrimi” autor: Nil Labjut regjisore Nadja Pançeva, SPAM Studio – Bullgari
 “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” autor: John Patrick Shanley, regjisore: Ana Bateva Teatri Bekim Fehmiu– Kosovë
 “Tri mendje ne Ankand”autor:Ferdinand Hysi dhe regjia: Afeida Boriçi Memeti

Festivali “Othello” zgjati për gjashtë netë me rradhë duke filluar nga 12 e deri më 17 shtator dhe po realizohet nga Shoqata Kulturore “Fishta”, me drejtues Argjend Hasani dhe Berat Saliu. Festivali u përkrah nga Ministria e Kulturës e RMV, Qendra për Kulturë dhe komuna e Gostivarit. Gostivari Sot

Driton Zenku
By Driton Zenku 18 Shtator, 2022 07:27 Updated