Mysafirët dhe maskat në ambiente të hapura, ja kur pritet të zbatohen

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 17 Tetor, 2020 14:30

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se Ligji për Mbrojtje Shëndetësore është në procedurë parlamentare dhe përmes amendamenteve, javën e ardhshme do të mund të intervenohet.

Ai theksoi se për kohë të shkurtë pret që edhe ligji përmes një procedurë të shkurtuar të realizohet, me qëllim që të sillen masa të reja, të cilat i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive, e që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Na është ofruar praktikisht situatë e tillë, që na duhet të intervenojmë në ligj, përshkak të asaj se një pjesë e dispozitave, propozimet për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm janë të vendosura në dispozitën  me fuqi ligjore, e cila ishte deklaruar dhe sjellur në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Kështu kjo është mënyra më e mirë që ta kemi këtë masë, e cila në mënyrë efikase do të mund të kontrollohet dhe të miratohet” , ka thënë Filipçe, raporton SHENJA.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 17 Tetor, 2020 14:30