Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Muftinia e Gostivarit mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të saj

Muftinia e Gostivarit mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të saj

Muftinia e Gostivarit mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të saj me nëpunësit fetarë dhe me këshillat e xhamive, ku në prezencë të anëtarëve të Mexhlisit të xhemateve, bëri një informim të detajuar lidhur me aktivitetet e Muftinisë për vitin 2020. Në këtë takim me karakter informative, ku merte pjesë edhe një delegacion nga BFI e RMV-së me në kryer Reis Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Muftiu Sabahudin Zendeli i bëri prezantim programit të aktiviteteve të realizuara në kuadër të territorit të Muftinisë. Ai potencoi se si institucion fetar janë përpjekur në maksimum të realizojnë axhendën e aktiviteteve në vitin paraprak dhe se mbledhja e sotme shpalos edhe axhëndën e aktiviteteve për vitin 2021.

Muftiu Fetahu deklaroi se nga sot Muftinia ka filluar edhe përgaditjet për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryetari i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili rreth dy dekada ka shërbyer Mufti në Muftininë e Gostivarit u shpreh i lumtur me organizimin e jetës fetare-islame që ka bërë ky institucion pas largimit të tij dhe shtoi se vazhdimisht do të jetë në mbështetje të çdo muftinie të vendit.

Kuvendi u zhvillua në ambientet e Medresesë së Gostivarit. Tv Globi

Continue Reading

Previous: Mbledhje komemorative për nder të profesoreshës Zejnepe Bardhi Çelebiu
Next: Prezantohen ofertat turistike të Ulqinit

Të ngjashme

171691376_2519878818321133_2835990891801474133_n Pamje nga Spitali modular në Gostivar

Pamje nga Spitali modular në Gostivar

ramazani3 Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

kashmir Saliu: Romët vendosin kush do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gostivar

Saliu: Romët vendosin kush do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gostivar


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.