Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Revista
  • Muftinia e Gostivarit edhe sivjet do të organizojë manifestimin kushtuar Ditëlindjes së profetit Muhamed

Muftinia e Gostivarit edhe sivjet do të organizojë manifestimin kushtuar Ditëlindjes së profetit Muhamed

Nxënëset e medresesë “Isa Beu”, paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar, sot në qendër të qytetit për kalimtarët e rastit kanë ndarë fletushka dhe ëmbëlsira me rastin e shënimit të ditëlindjes të Profetit Muhamed. Aktiviteti u zhvillua nën organizim të Rijasetit të BFI të RMV dhe Muftinisë së Gostivarit. Sumeja Limani, nxënëse në Medresen e Gostivarit, tha se ky është viti i 17 – të që Muftinia e Gostivarit organizon manifestim për ditëlindjen e Profetit Muhamed me moton “Mirë se erdhe o Resulallah”.

Sabahudin Zendeli nga Muftinia e Gostivarit bëri të ditur se sivjet për shkak të pandemisë dita e lindjes së profetit Muhamed do të shënohet ndryshe nga vitet e kaluara, me disa aktivitete simbolike, mesin e të cilëve, do të jenë edhe tre video që do të publikohen në media dhe rrjetet sociale, ku flitet mbi jetën dhe veprën e Profetit të fundit të njerzimit, Muhamedit a.s.

Manifestimi qendror, do të bëhet me një program modest në njërën nga xhamit e qytetit të Gostivarit ditën e Premte.

Ditëlindja e Muhamedit a.s. shënohet nën patronazhin e Reisul Ulemasë së BFI, H. Shaqir ef. Fetahu.

Continue Reading

Previous: Rritet numri i të infektuarve dhe të shtrirëve në spital nga coronavirusi
Next: MASH shpall konkurset për bursa për nxënës

Të ngjashme

elizabeta (1) Vaksinohet edhe bashkëshortja e presidentit

Vaksinohet edhe bashkëshortja e presidentit

skender-rexhepi-zejdi ASH-AA do të bllokojnë çdo ligj që do të vijë në Kuvend nga ana e Qeverisë

ASH-AA do të bllokojnë çdo ligj që do të vijë në Kuvend nga ana e Qeverisë

ora-policore-1 Qeveria nesër pritet të sjellë vendim mbi orën policore

Qeveria nesër pritet të sjellë vendim mbi orën policore


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.