Mbrojtja e shëndetit të besimtarëve të rajonit të Gostivarit ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Muftinisë së BFI-së në Gostivar. Për këtë arsye, si pjesë e projektit të përbashkët mes Bashkësisë Islame dhe Agjencionit për Bashkëpunim dhe Koordinim të Turqisë (TIKA), Muftinia e Gostivarit sot, më 22 tetor 2020, shpërndau mjete dezinfektimi në selinë e Muftinisë, në Medresenë Isa Beu – paralelja e vajzave në Gostivar dhe në disa xhami të qytetit.
Ky aksion vjen si vazhdimësi e kujdesit që tregon Republika e Turqisë në menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19.
Muftinia e BFI Gostivar i shpreh mirënjohje dhe falënderim Agjencionit për Bashkëpunim dhe Koordinim të Turqisë (TIKA) për ndihmën në menaxhimin e situatës dhe, mbi të gjitha, falënderon Kryetarin e BFI të Maqedonisë së Veriut, Reisu’l Ulema, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu për përkushtimin e tij dhe kontributin maksimal për vetëdijesimin e komunitetit mysliman që vepron në Maqedoninë e Veiut në luftën fisnike kundër këtij virusi të rrezikshëm që cenon mirëqenien e botës mbarë.