MPB del me detaje për aksionin policor

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Tetor, 2020 14:05

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme kanë realizuar aksion në disa lokacione në vend me qëllim shkatërrimin e grupit të organizuar për trafikim me emigrantë.

Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019, ndërsa gjatë këtyre muajve grupi ka trafikuar qindra emigrantë. MPB njofton se deri më tani 11 persona janë arrestuar , kurse një tjetër është në arrati.

“Transferimi i një personi ka kushtuar nga 500 deri më 700 euro. Organizatorë të grupit kriminel janë dy persona nga Bogdanci, baba e birë, si dhe një person nga Llojani dhe një tjetër nga Shkupi.

Sot është zhvilluar aksion në 10 lokacione, në Shkup, Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli, nga ku janë arrestuar 10 persona, ndërsa një pjesëtarë i grupit tash e një muaj është në paraburgim për kryerjen veprës së njëjtë”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Tetor, 2020 14:05