Moti sot i paqendrueshëm

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shtator, 2022 06:15

Moti sot i paqendrueshëm

Moti ditën e martë parashikohet të jetë i paqendrueshëm.

Pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s përjashtuar ditën e Enjte dhe atë të Premte ku përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shtator, 2022 06:15