Moti sot do të jetë me diell dhe stabil

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa në disa lugina do të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 18 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell, ndërsa të dielën meterologët parashohin reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.