Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira

Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 0 deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 21 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 5, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë.
Në ditët në vijim, siç njoftoi DPHM, do të mbizotërojë mot kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në disa vende, veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore me vranësira të përkohshme me kushte për shi lokal. Deri të mërkurën temperaturat e ditës do të kenë rritje të lehtë, ndërsa pastaj do të kenë tendencë të rënies.