Moti i keq, dëmtohen kretësisht të mbjellat e grurit dhe mistrit në disa vendbanime të Vrapçishtit!
Pasojat e motit të lig që mbrëmë përfshiu disa pjesë të vendit, të mëdha llogariten edhe në vendbanimet e Komunës së Vrapçishtit. Më keq e pësuan kulturat bujeqësore në fshatin Negotinë dhe pjesërisht në fshatrat Gradec dhe Dobërdoll, njofton Flaka
Edhe pse dëmi i shkaktuar material nga kjo fatkeqësi natyrore do të dihet më saktë gjatë ditës së premte, kur dhe komisioni munal nga Komuna e Vrapçishtit do të del në teren për të kryer vlerësimin, sipas banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, në masën 100 % janë dëmtuar të mbjellat e grurit dhe mistrit.


Rajoni i Gostivarit, pas orës 19.30 u përfshi nga një mot i lig, me shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe erë të fuqishme.


Qendra për Menaxhim me Krizat njjoftoi që situatë e rëndë paraqitet edhe në Komunën e Tearcës, përkatësisht në fshatrat Tearcë dhe Neproshten, ku janë denoncuar dëme të mëdha nga përmbytjet nëpër objekte private. Në vazhdë e sipër është konstatimi i dëmeve dhe evidentimi i tyre nga autoritetet e Komunës.


Në orët e paditës edhe Shtipi ishte përfshirë nga moti i lig, ku janë përmbytur objekte afër lumit Otinja. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në rajonin e Manastirit dhe Strumicë. Flaka