Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme në pjesët lindore me kushte për shi të dobët lokal.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 25 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri në mesatare veriore.
Temperatura minimale do të ulet deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Mot me vranësira mesatare deri më të konsiderueshme me kushte për shi të dobët lokal do të mbajë edhe ditëve në vijim.
Do të fryejë erë veriore e dobët deri në mesatare.
Temperaturat e ditës deri të mërkurën do të jenë pa ndryshime më të mëdha ndërsa nga e enjtja do të ulen për disa gradë.