Mot i ndryshueshëm, edhe në ditët e ardhshme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Maj, 2023 20:15

Mot i ndryshueshëm, edhe në ditët e ardhshme

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me reshje të përkohshme të shiut, në më shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar.

Në nivel lokal do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm intensiv, vetëtima, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitjen e izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 13, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, pasdite do të mbaj mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për paraqitjen e motit të lig. Temperatura minimale do të ulet deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Siç paralajmërojnë nga DPHM, të enjten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli ndërsa në disa vende do të ketë reshje të përkohshme të shiut me vetëtima dhe erë të përforcuar. Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga e diela sërish pritet destabilizim i motit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Maj, 2023 20:15