Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Mosrespektimi i masave për vetizolim dhe izolim sjell përgjegjësi penale

Mosrespektimi i masave për vetizolim dhe izolim sjell përgjegjësi penale

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasoski sot paralajmëroi se sanksionet për njerëzit të cilët duhet të jenë në izolim për shkak të kontaktit me person pozitiv me Kovid-19 apo vetë personi është pozitiv me Kovid-19, e nuk e bëjnë këtë, do t’u nënshtrohen sanksioneve penale dhe gjobave të cilat janë mbi 2000 euro.

Spasovski potencoi se kjo praktikisht është përgjegjësi penale për secilin që nuk e respekton sistemin e kontrollit përmes vetizolimit apo izolimit të personave që e lëshojnë vendin e izolimit, dhe janë pozitivë me Kovid-19.

“Sepse drejtpërdrejt kontribuojnë të çrregullohet shëndeti i njerëzve, drejtpërdrejt i vënë në rrezik të gjithë të tjerët dhe kjo duhet të sanksionohet.  Sepse vazhdimisht dhe ja tani u bëj apel qytetarëve që të jemi të ndërgjegjshëm në pjesën e respektimit të masave. E di që është bërë shumë e komplikuar e gjithë kjo me Kovid-19, megjithatë është e pashmangshme ta mbrojmë veten, familjet tona, ta mbrojmë shtetin dhe qytetarët”, tha ministri Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve deri ku është me realizimin e idesë për hapjen e  kufijve, veçanërisht lidhur me kufirin Maqedonia e Veriut – Kosovë, ministri Spasovski u përgjigj se kjo është një çështje që përgjigje duhet të japin autoritetet shëndetësore, sepse të gjitha vendimet të cilat janë marrë në të kaluarën janë bazuar jashtëzakonisht në vendimet që ata i marrin personat kompetentë profesional, që janë në pjesën e epidemiologjisë dhe protokolleve shëndetësore. Këtu, nënvizoi ai, merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, në bisedime me shtetet e tjera.

“Si do të vlerësohet se është më e përshtatshme për ruajtjen e shëndetit dhe të jetës së qytetarëve, një vendim i tillë nevojitet  të merret”, tha Spasovski.

Continue Reading

Previous: Spasovski: Kontrollet e shtuara të trafikut japin rezultate
Next: Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i qeverisë

Të ngjashme

moti Mot me temperatura mbi mesataren

Mot me temperatura mbi mesataren

auto_61613226030 Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

bunar-1-712x445-1 Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.