Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Të fundit
  • Mos harroni: Hani mjaltë para gjumit!

Mos harroni: Hani mjaltë para gjumit!

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.

Kombinimi i mjaltës me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjaltë para shtrati dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj.

Më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit.

Bëni gjumë shumë më të mirë

Mjalta përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur. Ndonëse trupit i nevojitet ky amino-acid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, andaj duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalti.

Ju ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut

Pasi që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së gjakut është kyçe për shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalta përmban antioksidues të cilët janë dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Do t’i ulni trigliceridet

Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjenden në gjak. Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Fatmirësisht, mjalta është ndërlidhur me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.

Ju forcohet sistemi i imunitetit

Mjalti është e pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë më të fortë në luftimin e infeksioneve që shkaktohen nga mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.

Yndyra fillon të digjet më shpejt

Mjalti mund ta shpejtojë edhe metabolizmin duke prodhuar efekt termogjenik në trup. Kjo nënkupton se e rritë qarkullimin, i cili e rritë temperaturën e trupit për pak dhe kështu ju ndihmon të digjni yndyrë pa u përpjekur shumë.

Continue Reading

Previous: Ushqime të vështira për t’u tretur
Next: Rritet numri i pacientëve në CoVid qendrat

Të ngjashme

Ljupço Nikollovski Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

llaskarce Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi

Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi

Spitali Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste

Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.