Mjetet piroteknike për festat e fundvitit, Policia intesifikon kontrollet në teren

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2022 10:31

Mjetet piroteknike për festat e fundvitit, Policia intesifikon kontrollet në teren

T&S

Dje (18-dhjetor) nga ora 10:00 deri në ora 14:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Njësiti për parandalim kanë kryer veprime specifike parandaluese për zbulimin, parandalimin dhe sanksionimin e blerjes dhe shitjes së paligjshme të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike në Gostivar dhe Tetovë.

Në Gostivar gjatë kësaj periudhe janë vizituar disa tezga të improvizuara për shitjen e rekuizitave të Vitit të Ri, të vendosura në rrugët “Vëllezërit Gjinovski”, “Goce Dellçev” dhe “Majori Çede Filipovski”, si dhe dyqane dhe kioska të specializuara në zonën qendrore që ofrojnë një shumëllojshmëri të rekuizitave të tilla.

Gjatë vizitës, pronarët e tezgave dhe dyqaneve u njohën më nga afër me implikimet ligjore të shitjes së mjeteve piroteknike, veçanërisht për fëmijët e mitur, si dhe u paralajmëruan për pasojat e mundshme penale dhe kundërvajtëse të shitjes dhe aktivizimit të fishekzjarreve në vende publike.

Vizita të tilla, përveç në Gostivar, dje ka pasur edhe në rrugët “Iliria” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” të Tetovës, si dhe në Tregun e Gjelbër në Tetovë.

Tregtarët vendas janë këshilluar gjithashtu që të përmbahen nga shitja e lëndëve piroteknike, sepse në të kundërt do të përballen me parashtresa adekuate dhe pasoja tjera juridike penale.

Aktivitete të ngjashme do të zhvillohen edhe në periudhën në vijim, për të kontribuar në përballjen me
shitjen dhe aktivizimin e paligjshëm të lëndëve piroteknike para dhe gjatë festave të ardhshme.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2022 10:31

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...