Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Shendeti
  • Mjaltë me kanellë/ Si të bëni vetë antibiotikun natyral

Mjaltë me kanellë/ Si të bëni vetë antibiotikun natyral

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore. Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mjalti është shumë i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral.

Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës. Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës. Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për një gjumë të qetë dhe të patrazuar. Kanella nga ana tjetër është një nga erëzat më mirëbërëse për njeriun.

Ajo është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut. Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanella lufton mykun dhe bakteret dhe shmang infeksionet.

Përfitimet Që Mund Të Merrrni Nga Kombinimi I Kanellës Dhe Mjaltit
Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron shumë përfitime për organizmin. Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve. Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë, si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Çaj Me Mjaltë Dhe Kanellë Për Shëndet Të Mirë
Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni të dyja dhe të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme. Në një enë të vogël përzieni një lugë çaji me kanellë, një lugë gjelle me mjaltë dhe, nëse dëshironi i shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër. Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje. Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin tuaj të preferuar dhe pasurojeni atë duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë. Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje.

Continue Reading

Previous: Lëng me limon dhe xhinxher/ Toniku natyral i imunitetit
Next: Gripi thuajse është zhdukur…

Të ngjashme

auto_kiwi-800x4501613849993 Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

u3-8 Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

u3-9 Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer

Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.