Messi lojtari më i mirë në Botëror, Mbappe fiton Këpucën e Artë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Dhjetor, 2022 19:27

Messi lojtari më i mirë në Botëror, Mbappe fiton Këpucën e Artë

T&S

Lionel Messi e ka fituar çmimin si lojtari më i mirë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Messi ka shënuar gjashtë gola në këtë Botëror, teksa së bashku me Argjentinën e fitoi trofeun.

Ndërsa, Kylian Mbappe e ka fituar Këpucën e Artë në Katar, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Botëror me shtatë gola.

Ndërkohë, u dhanë edhe dy çmimet individuale tjera në këtë Botëror.

Lojtari më i mirë i ri u shpall Enzo Fernandez i Argjentinës me 21 vjet.

Dhe, Emiliano Martinez e fitoi Dorezën e Artë, si portieri më i mirë i Botërorit.

Çmimet individuale të dhëna për Katar 2022:

I riu më i mirë – Enzo Fernandez (Argjentinë)

Portieri më i mirë – Emiliano Martinez (Argjentinë)

Golashënuesi më i mirë – Kylian Mbappe (Francë)

Futbollisti më i mirë – Lionel Messi (Argjentinë)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Dhjetor, 2022 19:27

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...