Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Të fundit
  • “Meseçina”, 15 biznese të vogla dhe të mesme nga Gostivari përfitojnë pako ekonomike

“Meseçina”, 15 biznese të vogla dhe të mesme nga Gostivari përfitojnë pako ekonomike

Në hapsirat e sallës së madhe të Këshillit të komunës së Gostivarit, me një organizim modest, është përmbyllur procesi i ndarjes si donacion të pakove ekonomike që vijnin nga projekti ” Lufta kundër përhapjes dhe zbutja e pasojave negative nga pandemia COVID 19, tek grupet e margjinalizuara të shoqërisë në Ballkanin perendimor”.

Projekti u realizua nga shoqata humanitare “Meseçina” nga Gostivari. Si i tillë ai është implementuar në bashkëpunim me disa organizata partnere nga Bosnja e Hercegovina, Sërbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, bëri të ditur Muhamet Toçi, drejtues i shoqatës humanitare “Meseçina”.

“Edhe pse aktivitetet duhej të përfundonin më 31 dhjetor, ne për arsye subjektive ato i mbyllim me nji muaj vonesë. Sot nënshkruam marrëveshje me përfaqsues të disa bizneseve të vogla dhe të mesme dhe persona të cilët duan të fillojnëme punë. Me grantet nè vlerë prej 500 eurove bizneseve do ju ndihmohet të sigurojnë paisje dhe materiale për nevojat e tyre”, tha Toçi.

Toçi bëri me dije s e në kuadër të këtij projekti u angazhuan rreth 50 vullnetarë të cilët paraprakisht shpërndanë pako me produkte ushqimore e higjienike te familjet me rrezik social nga Gostivari, Kërçova dhe Dibra.

Continue Reading

Previous: Denoncim për mashtrim – banorit të Gostivarit i merren dy vetura dhe para
Next: Viti 2020, në Gostivar pati 226 aksidente trafiku

Të ngjashme

Policia-kosove Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

ss4 Strakosha dëmtohet sërish, nuk stërvitet me skuadrën para Juves

Strakosha dëmtohet sërish, nuk stërvitet me skuadrën para Juves

luana-6-1 Sot është shumë seksi, por ja si dukej Luana Vjollca në moshën 16-vjeçare

Sot është shumë seksi, por ja si dukej Luana Vjollca në moshën 16-vjeçare


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.