Memeti: Çka jon 13 jete n’krahasim me djalin e prindit “rich” me puro n’goj?
Aksidenti tragjik me 13 të plagosur ku u përfshi djali i mitur i pronarit të portalit Zhurnal, Bexhet Musliu ka nxitur reagime në rrjetet sociale. Është fotoreporterja Arbnora Memeti që ka reaguar për heqjen e lajmit nga disa media online.
“Klikoni në linkun e lajmit që u bë dje për aksidentin në Bërnjarc, e shkaktuar nga një djal i mitur, nga e cila përfunduan në spital 13 persona, 4 prej tyre fëmijë, hapet linku dhe paraqitet ERROR 404. Çfarë mesazhi i jepet qytetarit hallexhi në këtë rast? I nderuar qytetar, me një telefonatë u detyruam ta largojmë lajmin nga rrjeti.
Hajde nesër folim për dinjitet të mediave e gazetarëve”, reagon fotoreporterja Arbnora Memeti.
Memeti shënjestron prondin e minorenit për tentim për ta heshtur rastin.
“Çka jon 13 jete n’krahasim me djalin e prindit “rich” me puro n’goj? Kurgjo hiq. Ky lajm eshte zhduk prej ne media pas intervenimeve te prindit rich per ta hesht rastin. Sot po perballet me ta familja Bekiri, neser e jemja ose e jotja”, shkruan Memeti.
Për rastin në fjalë reagoi edhe gazetari Furkan Saliu, të cilit pasta i reagoi pronari i Zhurnal, Bexhet Musliu. Sërish reagoi gazetari Saliu.
Në aksidentin në fjalë mbetën të lënduar 13 persona. Link. Flaka