Mediat greke japin alarmin: ‘Omicron’ pushton Shqipërinë

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2021 11:19

Mediat greke japin alarmin: ‘Omicron’ pushton Shqipërinë

Greqia është alarmuar nga prania e variantit të ri Omicron në Shqipëri. Mediat në shtetin helen i kanë kushtuar vëmendje lajmit që u bë i ditur një ditë më parë në vendin tonë. 

CNN GR e nis shkrimin me titullin “Omicron pushton Shqipërinë”. Më tej në artikull media greke shkruan se regjistrimi i dy rasteve të para të variantit Omicron të Sars-COV 2 u njoftua të enjten nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të pandemisë së COVID në Shqipëri. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli gjatë një konference për shtyp siguroi se për momentin situata epidemiologjike është e qëndrueshme.

Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik theksoi se varianti Delta vijon të jetë më dominues. “Ato u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID, duke kujtuar se të gjithë ata që janë mbi 18-vjeç kanë të drejtë të marrin një dozë përforcuese nëse e kanë bërë dozën e dytë deri në 6 muaj përpara. Silva Bino u shpreh se përqindja e popullsisë së vaksinuar është 40% dhe në dy javët e fundit është shënuar një rritje e vogël”, vijon shkrimin Cnn.gr.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2021 11:19