Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Mediat e rajonin njoftojnë për tërmetin në rajonin e Gostivarit

Mediat e rajonin njoftojnë për tërmetin në rajonin e Gostivarit

Median e rajonin dhe veçmas të Shqipërisë dhe Kosovës, njoftojnë për tërmetin që goditi rajonin e Gostivarit mëngjesin e së mërkurës, njofton Gostivari Sot

“Tërmet me magnitudë 5.5 në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë”, me këtë titull Top Channel nga Tirana nis lajmin për tërmetin që drodhi rajonin e Gostivarit.

“Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës rihter goditi Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Mësohet se tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km. Ndërkohë akoma nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale”, njofton Top Channel.

“Tërmet në Maqedoni të Veriut. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një tërmet në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut. Tërmeti ishte me magnitudë 5.0 dhe ka ndodhur në Vrutok të Mavrovës rreth orës 04:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova. Sipas raportimit të mediave atje deri tani nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si në Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë”, raporton Klan Kosova.

“Tërmeti 5.5 ballë në Mavrovë, u ndje shumë në Shqipëri e Kosovë”, shkruan Vizion Plus.

“Lëkundja e fortë e tokës në orën 04:55 zgjoi nga gjumi dhe panikosi qytetaret e kater shteteve ne rajonin e Ballkanit. Ndonese raportohet se termeti ka qene me epiqender ne fshatin Leunove te Mavrovës në Maqedonine e Veriut, lekundjet raportohet se jane ndjere shume edhe ne Korce, Tirane, Elbasan, Shkoder, Prizren e deri disa qytete te Malit te Zi. Epiqendra e termetit ka qene ne 10 km thellesi ndersa ka zgjatur afro 10 sekonda. Ne Gostivar, Diber e Madhe, Kercove, Tetove etj qytetaret kane dale jashte banesave nga frika”, shkruan Vizion Plus.

“Tërmet i fuqishëm godet Maqedoninë, lëkundjet ndjehen në Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan ABC News nga Tirana.

“Një termet me magnitudë 5.4 i shkallës s Rihterit është regjistruar në Maqedoninë e Veriut në orët e para të mëngjesit të sotëm. Epiqendra  raportohet pranë fshatit Leunovo, afër Mavrovës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Dëri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale”, shkruan ABC News.

“Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Maqedoninë e Veriut”, shkruan BalkanWeb.

“Një tërmet i fortë ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm. Një tërmet i fortë ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm”, shkran Balkan Web. Gostivari Sot

Continue Reading

Previous: Pamje nga tërmeti që goditi rajonin e Gostivarit
Next: Pamje nga Leunova ku dhe ishte epiqendra e tërmetit

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.