Me shkop bejsbolli dhe heroinë në makinë, Policia arreston dy gostivaras!
Dje mbrëma (03-tetor) rreth orës 19:45, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB
Tetovë kanë privuar nga liria personin R.J. (43) nga Gostivari dhe Sh.F. (30) nga Çegrani i Gostivarit, për
arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre në veturën “Opel Zafira” me targa të Gostivarit, në
të cilën ishin transportuar, u gjet heroinë dhe një shkop bejsbolli.
Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohen parashtresat përkatëse.