Me alkool para timonit, Policia zbulon një rast në Gostivar

Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, natën e kaluar (13/14 Janar) prej ora 17:00 deri në 01:00, është kryer kontroll i intensifikuar ndaj
shoferëve, nëse dhe sa prej tyre ngasin automjete nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë kontrollit, 7 shoferë janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht (TE-6 dhe
GV-1) të cilët drejtonin automjetin nën ndikim të alkoolit, të njëjtit janë përjashtuar menjëherë nga trafiku me revokim të përkohshëm të patentave e tyre të shoferit.
Në këto aktivitete, gjithashtu janë zbuluar edhe 31 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-11 dhe GV- 20). GS