Mbyllet votimi: Zgjedhim të riun më të talentuar të vitit në Gostivar
Si çdo fundvit, Gostivari Sot ka hapur sonazhin për të zgjedhur personalitetin e vitit në rajonin e Gostivarit.
Pasi ky vit ka qenë vit i sukseseve të të rinjëve, edhe sondazhi u dedikohet atyre.
Në listën e përzgjedhur nga redaksia, në votim janë balerini Andi Ismaili, Mineta Selimi, karateisti Isa Elmazi, Hana Qazimi si dhe këngëtaren Lina Demiri dhe Isa Elmazi.
Kriteri i selektimit ka qenë suksesi i arritur brenda vitit 2022.
Viti 2022 pa dyshim që ishte vit shumë i sukseshëm për Andi Ismailin. Gjatë muajt shtator Andi u shpall fitues në Kampionatin Evropian të baletit modern që u mbajt në Shkup, dhe ku morën pjesë 2000 valltarë nga 22 vende nga Unioni Evropian. Pa kaluar katër muaj, fitoi edhe dy çmime të jashtëzakonshme në Slloveni ku u shpallët kampion botëror, kategoria Jazz dhe njëkohësisht edhe kampion bote në vallëzimin modern.
Edhe karateisti Isa Elmazi vazhdoi edhe gjatë vitit 2022 me trofetë e veta në karrierën e tij të begatshme, edhe pse, në moshë të re. Isa Elmazi garues i KK Fati reprezentues i Maqedonisë së Veriut, 12 vjet Kategori, Kuite -47 kg u shpall kampion ballkanik duke kapur vendin e parë në kampionatin ballkanik që po mbahet në Boegrad të Sërbisë. Në garë ndërkombëtare “Ulqini Open 2022” Isa Elmazi doli fitues në kategorinë -42 kg pë garuesit e lindur në vitin 2010. Isa Elmazi, po ashtu fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kg në kampionatin shtetëror i karatesë për senior në Shkup.
Lina Demiri po ashtu ndriçoi brenda vitit që po lejmë pas me sukseset e veta. Ajo ka marrë vendin e parë për këndim në një festival në Romë të Italisë. Është 13-vjeçare, por ka disa talente. Për zemër e ka muzikën, kurse merret me pikturë. Thotë se kënga i fle në zemër dhe kur të rritet synon të bëhet një këngëtare. Deri tani ka fituar 50 çmime dhe ftesa ndërkombëtare.
Mineta Selimi po ashtu fitoi çmimine e parë në gara ndërkombëtare në gjuhë Gjermane.
Talentja nga Gostivari, Hana Qazimi arritu të fiton vendin e parë në garat shtetërore në Kimi që u mbajt brenda vitit 2022.
VEMENDJE: Redaksia nuk ka qasje tek rezultati i sondazhit qe realizohet permes aplikacionit YOP POLL. Rezultatet e votimit do të publikohen gjatë ditës së premte në Gostivari Sot