Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Mbyllet aksioni solidar “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo”

Mbyllet aksioni solidar “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo”

Aksioni i organizuar nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, u përmbyll me sukses. 600 nxënës të komunës së Gostivarit do ta nisin vitin shkollorë të gëzuar dhe të barabartë me shokët e tyre. Aksion u iniciua dhe u organizua nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, supermarketet dhe me disa librari të qytetit. Gjatë kësaj jave u bë shpërndarja e pajisjeve të grumbulluara shkollore, gjegjësisht të mbi 600 çantave dhe mjeteve të tjera shkollore. Imërlije Sali nga Sektori për veprimtari publike, njofton se sivjet ishin donator të shumtë të cilët donuan çanta dhe pajisje shkollore, si: Qendra Islame El Furkan, Këmbimorja “Alpina”, z. Ferit Memeti nga Gostivari si dhe z. Elldis Islami pronar i kompanisë 99 Shop.

“Gostivarasit edhe njëherë në vepër e dëshmuan humanitetin dhe solidaritetin e tyre. Suksesi i këtij aksioni madje i tejkaloi pritshmëritë tona. Nuk është kjo hera e parë që në fillim të vitit shkollor të interesuarit të dhurojnë për nxënësit që vijnë nga familje me standard më të ulët ekonomik, por kjo mënyrë e organizimit ofron mundësi që sa më shumë individë dhe subjekte të bëhen pjesë e aksionit dhe donacionet të mbërrijnë tek të gjithë ata të cilët kanë nevojë, thotë znj. Saliu.

Që donacionet të mbërrijnë pikërisht te nxënësit që kanë më së shumti nevojë, kujdesen vetë shkollat fillore, si ato të qytetit ashtu edhe ato të vendbanimeve rurale.

Komuna e Gostivarit falënderon të gjithë prindërit dhe subjektet donatore, si dhe supermarkete dhe libraritë të cilët u bënë pjesë e këtij aksioni.

Continue Reading

Previous: Gostivar “Lada Niva” merr flakë në mes të rrugës
Next: Këshilltarët e ASH nuk do ta votojnë propozim – vendimin për emërimin e antarëve të KD të ndërmarrjes Rusino – Pollog

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Rast i pazakont në Gostivar, denoncon një grua 43-vjeçare!

Rast i pazakont në Gostivar, denoncon një grua 43-vjeçare!

Motociklistet Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

IMG_9718 Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore

Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.