Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Të fundit
  • Mbi 90% e nxënësve me sukses ndjekin mësim onllajn

Mbi 90% e nxënësve me sukses ndjekin mësim onllajn

Mësim onllajn në nivel të gjithë shtetit me sukses ndjekin 90,2 për qind të nxënësve, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, gjatë vizitës së sotme të punës në Prilep.

“Për nëntë për qind të tjerë, mësimi ndiqet përmes televizorit, por edhe me dorëzimin e materialeve të botuara nxënësve. Falënderojmë Radiotelevizionin Kombëtar për atë se mundësoi që të zhvillohen orë 15 minutëshe edhe në televizion. Si MASH jemi të kënaqur nga modeli i mësimit i cili u zgjodh bashkë me Qeverinë, e ai është i kombinuar, një pjesë me prani fizike një pjesë me mësim onllajn”, deklaroi Carovska.

Në periudhën e ardhshme vijon vlerësimi i nxënësve, ndërsa deri më 20 nëntor duhet të konfirmohet edhe tremujori i parë. Carovska tha se edhe mësimdhënësit edhe nxënësit do të kenë mbështetje për të gjitha sfidat.

Kryetari i Prilepit Ilija Jovanovski deklaroi se në territorin e komunës nuk janë vërejtur vështirësi në zhvillimin e mësimit nga distanca, ndërsa mësimi me prani fizike zhvillohet sipas protokolleve.

Carovska dhe Jovanovski falënderuan kompanitë të cilat përmes donacioneve sigurojnë pajisje TI për nxënësit dhe arsimtarët.

MASH njoftoi se kompania “Vitaminka” dhe produksioni “Oho” dhe “Prespav” sot siguruan 100 tabletë. Prej tyre 50 janë donacion për nxënës nga familje me rrezik social në Prilep, ndërsa 50 të tjerët për nxënës nga Manastiri.

Continue Reading

Previous: Heronjtë e Vjenës! Ata që shpëtuan jetë në çastet më kritike
Next: Ndryshon metoda e ndarjes së mjeteve në pakon e katërt antikovid

Të ngjashme

Ljupço Nikollovski Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

llaskarce Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi

Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi

Spitali Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste

Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.