Masant antikrizë të qeverisë, Abedini: Përfitojnë oligarkët dhe jo kategoritë sociale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Nëntor, 2023 20:42

Masant antikrizë të qeverisë, Abedini: Përfitojnë oligarkët dhe jo kategoritë sociale

Masat e prezantuara antikrizë nga ana e qeverisë, po komentohen në forma rë ndryshme nga eksponentë politik dhe eskpertë të fushës.

Abdylshyqyr Abedini nga partia Alternativa, llogarit që këto masa nuk janë reale dhe bëhet për qëllime parazgjedhore të partive në pushtet.

“Masat antikrizë të kësaj qeverie janë përpjekja e fundit për të “shpëtuar” në zgjedhjet e ardhshme, periudha kohore që këto masa vlejnë deri në 6 muaj tregon se nuk janë reale. Nga këto, siç shihet, më shumë përfitojnë oligarkët dhe kompanitë e tyre pranë pushtetit sesa ato kategorit sociale që parashikohen në këto masa.

Kurbani nuk shëndoshet natën e fundit, thotë populli”, komenton përfaqësuesi i Alternativës, Abdylshyqyr Abedini. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Nëntor, 2023 20:42