Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Të fundit
  • Masa të reja anti-COVID

Masa të reja anti-COVID

Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore duhet ta organizojë punën nga shtëpia ose në turne, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të kufizohet për 50 përqind.

Këto janë pjesë e rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19, të cilat Qeveria dje i miratoi dhe të njëjtat menjëherë kanë hyrë në fuqi.

Sipas vendimit të Qeverisë, gara atletike “23 Tetori” do të shtyhet dhe do të ketë ndalesë për publikun për ngjarjet sportive që i organizon Federata e Volejbollit dhe federatat tjera sportive.

Gjithashtu, dje është miratuar edhe protokolli për provime profesionale të mësuesve ose bashkëpunëtorëve profesiona, gjatë pandemisë COVID-19.

Këto propozime Qeveria i ka pranuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

Ndryshe, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje të popullsisë në kohë të pandemisë, dje ishin në rend dite në Kuvend, ndërsa opozita kërkoi kohë shtesë në mënyrë që t’i pranojë. Me ndryshimet në këtë ligj, mbajtja e maskës do të jetë e obligueshme edhe në ambiente të hapura.

Continue Reading

Previous: Publikohet lista e ditëve të pushimit për vitin e ardhshëm në Maqedoni
Next: Ndodhemi brenda kufirit të poshtëm të masave kufizuese

Të ngjashme

Ljupço Nikollovski Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

llaskarce Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi

Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi

Spitali Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste

Arrestohet doktori nga Gostivari, dyshohet për falsifikim të PCR teste


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.