Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • NEWS BOX
  • Mandati i tretë i Ramës varet nga menaxhimi i krizës

Mandati i tretë i Ramës varet nga menaxhimi i krizës

Kur kanë mbetur 83 ditë nga shprehja e vullnetit të shqiptarëve përpara kutive të votimit, të gjithë pyesin se cili do të jetë çelsi i fitimit të zgjedhjeve nga Edi Rama që kërkon të marrë një mandat të tretë dhe opozita që kërkon të vij në pushtet. 

Përgjigjen e kësaj pyetje e jep raporti i Economist Intelligence Unit (Njësia e Inteligjencës pranë revistës prestigjioze angleze The Economist)  publikuar më 1 Shkurt 2021 që disponohet nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu.

“Ne parashikojmë se zoti Rama do të qëndrojë në  detyrë deri në zgjedhje. Ndërkohë PD dhe LSI vijojnë opozitarizmin përtej rregullave parlamentare ndërkohë që parlamenti aktual është kthyer si një vulë aprovimesh për qeverinë. Perspektiva e  rizgjedhjes të Edi Ramës si kryeministër varet gjerësisht se si ai do të vijojë të menaxhojë krizën e Covid19 dhe pasojat”.

Për menaxhimin nga qeveria të pandemisë Covid19 The Economist thotë.

“Një tjetër triumf i Ramës është suksesi në përballjen me valën e parë të pandemisë. Qeveria zbatoi masa strikte që në fillim duke shënuar kështu relativisht pak raste gjatë Prill -Qershorit. Megjithatë numri rastve është duke u rritur dhe është më i lartë. Ne nuk parashikojmë një mbyllje të dytë por rritja e rasteve do ta detyrojë qeverinë të forcojë masat shtrënguese”.

Sipas The Economist nëse spiralja e pandemisë del jashtë kontrollit do të dëmtojë rimëkëmbjen e ekonomisë duke shtuar sfidat e Shqipërisë e pasigurinë e stabilitetit politik. Raporti sjell  këtë parashikim se çfarë do të ndodhë me situatën politike në Shqipëri në harkun kohor 2021-2025.

“The Economist Intelligence Unit parashikon se paqëndrueshmëria politike që karakterizon Shqipërinë prej 2019-tës, ku pati protesta të dhunshme nga opozita, do të vijojë të paktën deri në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë ajo çfarë do të prodhojnë këto zgjedhje me pak gjasa do të zgjidhin ndasitë politike”.

The Economist mbërrin në përfundimin se kriza politike prodhuar nga opozita eklipsoi reformat e qeverisë Rama.

“Kriza politike e zgjatur veshi me hije arritjet e Edi Ramës që kur ai nisi qeverisjen ne 2013-tën. Këtu përfshihet vetting-u i përpiktë financiar e profesional dhe largimi gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar. Pavarësisht kësaj, së fundmi pozitat e zotit Rama janë forcuar”.

Continue Reading

Previous: BE ashpërson rregullat, kufizime udhëtimi vendeve jo-anëtare
Next: Shkatërrohet plotësisht hoteli i famshëm

Të ngjashme

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

54959768_303 Rusia kërcënoi me pasoja pas sanksioneve të BE-së

Rusia kërcënoi me pasoja pas sanksioneve të BE-së

640-0-60301633f0bc4 Shqiptari vdes nga covid, lë pas gruan 25-vjeçare me dy fëmijë

Shqiptari vdes nga covid, lë pas gruan 25-vjeçare me dy fëmijë


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.