Man. United rikthehet te fitorja, zgjidh në fund ndeshjen ndaj Newcastle

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 18 Tetor, 2020 23:04

Ndërprerja e kampionatit pēr shkak të Ligës sē Kombeve i ka bërë mirë Manchester United, që ka lënë pas krahëve humbjen 1-6 ndah Tottenhamit dhe ia ka dalë të rikthehet te suksesi, pasi mposhti 4-1 Newcastle-n në transfertë.

“Djajtë e kuq” e nisën keq ndeshjen, me një autogol të Luke Shaw që në minutën e dytë, ndërsa baraspeshën e riktheu Maguirre në minutën e 23-të, pas një gjuajtjeje të saktë me kokë në zhvillimet e një goditjeje nga këndi.

Nē fillim të pjesës së dytë Bruno Fernandes gaboi nga pika e penalltisë, por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit ishte pikërisht fantazisti portugez që shēnoi golin e avantazhit vetëm 4 minuta para fundit të lojës.

Më pas ishin Wan-Bissaka dhe Marcus Rashford që shënuan edhe dy golat e tjerë në minutat shtesë, duke vulosur suksesin e “djajve të kuq”, që ngjiten tashmë në kuotën e 6 pikëve në 4 ndeshje të zhvilluara.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 18 Tetor, 2020 23:04