MALMED dhe Fajzer me aprovim të EMA e vazhduan afatin e vakcinave Fajzer

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 17 Dhjetor, 2021 23:58

MALMED dhe Fajzer me aprovim të EMA e vazhduan afatin e vakcinave Fajzer

Agjencia Evropiane për barna (EMA) e vazhdoi afatin për përdorimin e vakcinës Comirnaty prej 6 deri në 9 muaj. Në pajtim të ndryshimit të kryer, bartësi i lejes Pfizer SRB sh.p.k parashtron dokumentacionin për miratimin e variacionit edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta miratohet me 20.10.2021 nga ana e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Me 29.11.2021, Komisioni për siguri dhe shpallje pran MALMED, në seancë e miratoi Letrën për punonjësit shëndetësorë të vazhdohet afati për përdorimin e vakcinës Comirnaty. E njëjta është dërguar edhe tek punonjësit shëndetësorë- ekipet e vakcinimit.

Raporti përmbledhës i vetive të barit dhe Udhëzues përdorimi rregullisht azhurnohen dhe aty shkruan afati i ri për përdorimin e shishkave të ngrira duke e vazhduar prej 6 deri 9 muaj. Kushtet e ruajtjes ngelen të pandryshueshme (në temperatur prej  -90 °C deri -60 °C).

Në kuadër të afatit të përdorimit 9 mujor të shishkave të ngrira mund të ruhen dhe të transportohen në temperatur prej -25 °C deri -15 °C vetëm një herë deri në 2 javë dhe mund të kthehen në temperatur prej  -90 °C deri -60 °C .

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED) këtë vendim publikisht e ka shpallur në ueb faqen e saj në nëntor të vitit 2021 dhe e njëjta shërben për informimin e punonjësve shëndetësorë. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 17 Dhjetor, 2021 23:58